Përkeqësimi i motit, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë. Trageti i linjës Vlorë–Brindisi anulon mbërritjen më 25 janar

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kapiteneria e Portit Vlorë njofton se për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike detare, është vendosur ndalimi i nisjeve për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur.

Ky ndalim do të jetë në fuqi nga ora 12:00 e datës 24 janar 2026 deri në orën 06:00 të datës 26 janar 2026. Parashikimi i motit tregon erë me drejtim Jug–Juglindje, me forcë 7–8 ballë dhe dallgë me lartësi 2.50–4.00 metra.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, ndërsa trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e datës 25 janar 2026.

Kapiteneria kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme