Korça, destinacion në rritje – Turizmi gjallëron qytetin, sfidë për të rritur numrin e turistëve
Turizmi në Korçë po shënon rritje të ndjeshme, me një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh vendas dhe të huaj.
Qyteti po tërheq turistë falë trashëgimisë kulturore, kulinarisë dhe eventeve sezonale.
Megjithatë, mbetet ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në drejtim të infrastrukturës, shërbimeve turistike dhe promovimit të mëtejshëm, për ta kthyer Korçën në një destinacion edhe më konkurrues gjatë gjithë vitit.
Ka disa elementë që i tërheqin turistët e huaj në Korçë dhe që nga viti në vit, e zgjedhin si destinacion në çdo stinë.
Eglon Kondura, udhërrëfyes turistik kombëtar, u shpreh për RTSH se, “Hapa më konkretë që mund të bëhen janë lobimi tek tur-operatorët, duke e shënuar Korçën në programet e tyre. Kështu qyteti mund të kthehet në një destinacion ku mund të kalohet një natë apo më shumë. Është e qartë që ka një rritje vit pas viti.”
Kondura shtoi se një ide e mirë është krijimi i një vendndalimi të dedikuar për turistët.
Investimet në këto fusha pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi për turizmin kulturor dhe natyror.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




