Zhgënjim i madh nga En-Nesyri, Juventusi rinis kontaktet me Chiesa dhe Zirkzee

Sjellja e sulmuesit maroken të Fenerbahçe ka irrituar drejtuesit e klubit bardhezi, të cilët kanë hequr dorë prej tij. Vëmendja kalon në Premier League.
Jonathan David shënon ndaj Napolit. Tifozët e duartrokasin në momentin e zëvendësimit, kur Yildiz i çon shifrat në 2-0 si 9 false. En-Nesyri mund të rrijë aty ku është, Juventusi nuk dëshiron më ta marrë.
Giorgio Chiellini për “Sky” ka folur qartë: “En-Nesyri ka dyshime për formulën dhe për ne është një histori e mbyllur. Nuk mundemi dhe nuk duam ta blejmë përfundimisht kartonin e tij. Të shohim nëse mund të bëjmë ndonjë afrim tjetër, jemi vigjilentë”, – ka thënë ish-mbrojtësi.
Presioni ka rënë te bardhezinjtë për meritë të David, Yildiz dhe përshtatshmërisë së McKennie. Megjithatë, klubi e ka kthyer vëmendjen te pistat e tjera, pas irritimit që solli rasti i En-Nesyri. Sulmuesi maroken kërkonte garanci për të ardhmen dhe Juventusi e humbi durimin, duke e braktisur këtë pistë.
Kanë rifilluar ndërkohë kontaktet për sulmues të tjerë, Zirkzee të Manchester United dhe Federico Chiesa të Liverpool. Koha është limituar dhe shanset për të bërë një goditje janë të pakta, megjithatë te Juventusi ka ende shpresa.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




