Orban: Ukraina e ka kaluar vijën me ne, na ka vendosur në shënjestër

Botë | 9 muaj më parë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet si aleati politik evropian i Presidentit të SHBA-së Donald Trump ka akuzuar Ukrainën se sipas tij, e ka “kaluar vijën” në raport me vendin e tij.

 “Udhëheqja ukrainase e kaloi vijën. Ne nuk kërkuam konflikt, megjithatë prej ditësh Hungaria ka qenë në shënjestër. Megjithatë, as kërcënimet nga presidenti, as nga ministri i Jashtëm, as nga grupet ushtarake ekstremiste nuk do të na pengojnë të mbrojmë interesat e hungarezëve”, shkruan Orban në rrjetin social ‘X’.

Orban tha se Hungaria si aleate e NATO-s, nuk do t’i dërgojë para Ukrainës, e cila po lufton kundër Rusisë, në një luftë që po i afrohet përvjetorit të katërt.

Gjithashtu, ai tha se Hungaria nuk do të lejonte ndalimin e importeve të naftës dhe gazit rus, të cilin Bashkimi Evropian (BE), anëtar i të cilit është Budapesti, ka rënë dakord ta bëjë deri në vitin 2027.

Hungaria është veçanërisht e varur nga gazi rus për energjinë e saj. Për më tepër, Orban tha se do të kërkonte të bllokonte pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE – një proces që sipas tij, po “shkel” ligjin e BE-së  pasi “do të thoshte importimi i luftës gjithashtu”.

“Për sa kohë që Hungaria ka një qeveri patriotike, vendimet për këto çështje nuk do të merren në Kiev dhe as në Bruksel”, tha Orban.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme