Surprizon Oriku, prezanton lojtarin e njohur

Oriku ka bërë një goditje të madhe në merkato, pasi ka arritur të sigurojë shërbimet e Bruno Telushit.
35-vjeçari është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi më herët ka luajtur me Partizanin, Elbasanin dhe Flamurtarin. Oriku militon në Kategorinë e Dytë dhe synon të ngjitet një kategori më lart.
“Drejtori sportiv i klubit ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Bruno Telushi, një emër i njohur dhe me eksperiencë në futbollin shqiptar. Ish-kapiten i Flamurtarit dhe Partizanit, Telushi vjen me personalitet, lidership dhe cilësi të spikatura në fushë.
I urojmë mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën tonë, me bindjen se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe projektin tonë sportiv”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




