Akuzohet se plagosi vajzën e tij me thikë dhe kolegun e saj të punës, gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

Aktualitet | 9 muaj më parë

Gjykata e Durrësit  ka lënë në burg 56-vjeçarin M.Ndoi, i cili akuzohet se dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, si edhe një koleg të saj që tentoi ta mbronte.

Gjatë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ai ka mohuar akuzat, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm.

Nga ana tjetër, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe vendosi mbajtjen e tij në burg.

Sipas hetimeve, 56-vjeçari ishte divorcuar prej afro 6 vitesh. Pas ndarjes, ai ishte larguar drejt Italisë, ku edhe kishte vuajtur dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja. Kjo situatë dyshohet se ka çuar në konfliktin e fundit, teksa 56-vjeçari ka shkuar në vendin e punës së të bijës duke e goditur me thikë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme