Durrës- Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, arrestohet 56-vjeçari

Është vënë në pranga e policisë 56-vjeçari M.Ndoi., i cili akuzohet se plagosi me thikë të bijën dhe një kalimtar të rastit mëngjesin e sotëm (26 janar) në Durrës. Ngjarja u regjistrua pranë tregut të fruta-perimeve ku 56-vjeçari goditi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit i cili ndërhyri për të mbrojtur të renë.
Sipas dyshimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të mospranimit të autorit në familje. Mësohet se 56-vjeçari kishte kryer burg në Itali dhe ishte kthyer së fundmi në Shqipëri, ku kishte kërkuar të ribashkohej me familjen, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza e tij.
Kjo dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës dhe pas debateve në vendin ku ajo punonte, e ka plagosur me thikë.
Të dy personat e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




