Automjeti bie në liqenin e Vaut të Dejës, tre të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor “Mjedë–Spathar”, pranë Vaut të Dejës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve.
Si pasojë, tre shtetas që ndodheshin në mjet janë dëmtuar.
Ata u nxorrën menjëherë nga liqeni dhe u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftim i Policisë
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorrën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







