Paralajmërim për reshje intensive dhe shtrëngata sot dhe nesër/ Mbrojtja Civile kërkon gatishmëri nga institucionet

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar qytetarët për prezencë të shtuar të reshjeve të shiut që prej pasdites së sotme dhe ditën e nesërme në disa qarqe të vendit, lokalisht intensivë dhe shoqëruar me shtrëngata.
Bazuar në informacionet e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (#IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (#SHMU), gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme pritet të ketë reshje shiu në disa qarqe të vendit.
Reshjet do të jenë lokalisht intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe situata emergjente.
Autoritetet kanë kërkuar rritje të vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese. Bashkitë në zonat me risk më të lartë janë udhëzuar të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.
Prefekturat janë ngarkuar të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo zhvillim pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në mënyrë që të sigurohet koordinim i plotë dhe reagim i shpejtë në rast nevoje.
Ky paralajmërim vjen në kuadër të masave parandaluese për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe reduktimin e pasojave të mundshme nga kushtet e motit të rënduar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



