I pafat portieri i Bylisit, pëson një aksident dhe mbyll para kohe sezonin

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

U afrua në ditët e para të janarit, por për fat të keq aventura e tij te Bylisi zgjati shumë pak. Portieri Ion Kristian Gurau ka pësuar një aksident ditën e sotme, duke dëmtuar rëndë një dorë dhe për pasojë ka humbur sezonin, pasi duhet të qëndrojë 4-5 muaj larg fushës së blertë.

“Portieri Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara.

Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme