Komisari teknik i Senegalit pezullohet pesë ndeshje, lojtarët dhe Federata gjobiten me 1 milionë euro

Largimi i përkohshëm nga finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2026 i ka kushtuar shumë shtrenjtë Senegalit.
Konfederata Afrikane e Futbollit ka pezulluar për pesë takime numrin një të stolit të Senegalit, Pape Thiaw. Ky i fundit është dënuar për “sjellje anti-sportive” në fushë pasi akuzohet se ishte iniciatori i braktisjes së fushës.
Vendimi për të braktisur fushën i kushton shtrenjtë edhe lojtarëve si dhe Federatës Senegaleze të Futbollit pasi në total janë gjobitur me gjoba, shuma e të cilës kalon 1 milionë euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




