Spikatën me fanellën e Bylisit, Malomo dhe Mustafa transferohen te Dinamo

Dinamo përforcon organikën me dy lojtarë që kanë spikatur në kampionatin Abissnet Superiore me fanellën e Bylisit. Është klubi mallakastriot ai që njofton se Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos.
“Bylis ka njoftuar transferimin e dy lojtarëve titullarë të skuadrës, mesfushorin Malomo Taofek Ayodei si dhe sulmuesin Ibrahim Mustafa. Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos.
FK BYLIS i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën bardhekuqe dhe u uron suksese në vijimin e karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



