Topi i Arsenal-Man.Utd ishte dhuarta e veçantë e Sir Keir Starmer për Xi Jinping

Gosip | 9 muaj më parë

Vizita e Sir Keir Starmer në Kinë është historike jo vetëm për faktin se bëhet fjalë për kryeministrin e parë të Mbretërisë së Bashkuar që viziton vendin në fjalë në tetë vitet e fundit.

Takimi i gjatë me presidentin e Kinës Xi Jinping të enjten ishte një hap i madh për Sir Keir Starmer, i cili është në kërkim të mundësive të reja ekonomike për vendin e tij.

Sipas disa medieve britanike për të thyer “akullin” me homologun e tij kinez, Starmer ka përdorur pikën e tij të dobët. Siç dihet Xi Jinping është tifoz i ekipit të Manchester United dhe Starmer i dërgoi si dhuratë topin origjinal të ndeshjes që “Djajtë e kuq” luajtën kundër Arsenal.

Madje disa medie prestigjoze kanë informuar se dhurata ishte edhe më e çmuar për Xi-në pasi në të kishin firmosur të gjithë lojtarët e tij të preferuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme