Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran
Ish-ambasadori Roland Bimo ka deklaruar se ngjarjet e fundit në Iran nuk janë thjesht rezultat i dinamikave të brendshme, por sipas tij, pas tyre qëndron edhe një dorë e jashtme që i “kurdis” zhvillimet.
Në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi në RTSH 1 HD, Bimo tha se Irani gjendet sot në një pozitë më të favorshme se më parë, pasi demonstratat janë portretizuar nga regjimi i ajatollahëve si të nxitura nga jashtë, gjë që i ka dhënë mundësi pushtetit të forcojë unitetin e brendshëm.
“Ka një luftë propagandistike të jashtëzakonshme dhe në vijim me këto që ndodhën muajin e fundit, Irani është në një pozitë më të favorshme me çka qenë më parë para se të fillonin demonstratat.Në këtë këndvështrim, Irani dhe regjimi i ajatollahëve e gjen veten edhe më të fortë sepse demonstratat janë portretizuar nga regjimi si të shtyra nga jashtë. Si të tilla, sa herë që ka ndërhyrje nga jashtë, tentohet që populli të ketë një unitet rreth flamurit apo regjimit, sikurse ndodhi edhe në luftën 12-ditore në qershor.Mënyra se si janë zhvilluar ngjarjet që nga 28 dhjetori e deri sot, të bën të mendosh që ka një dorë të jashtme që e ‘kurdis’ ngjarjet në Iran.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




