City, Guardiola pas barazimit me Tottenham: Patëm vështirësi, por luajtëm mirë

Një përfundim zhgënjyes, por Manchester City nuk dorëzohet. Pep Guardiola foli për Sky Sports UK pas barazimit 2-2 me Tottenham: “Ishte një ndeshje e mirë. Pasi pësuam golin e parë, patëm vështirësi, por u rikthyem në rrugën e duhur në finale”.
“Në përgjithësi, performanca ishte pozitive, por për fat të keq, nuk mundëm të fitonim. Plani ynë ishte të luanim me topin në tokë, të shënonim dhe të mos pësonim gol”.
“Pas golit të tyre, ata morën kontrollin dhe ne nuk arritëm ta rifitonim menjëherë, por kjo nuk ishte problem. Po luajmë në një nivel të lartë, thjesht duhet të gjejmë qëndrueshmërinë për të fituar ndeshjet”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




