Boks/ Goditja e kundërshtarit i heq parruken rekordmenit Jarell Miller

Sporte të tjera | 9 muaj më parë

Ilaritet dhe të qeshura gjatë një ndeshjeje boksi mes Jarrell “Big Baby” Miller dhe Kingsley Ibeh në “Madison Square Garden” të New York. Pritshmëritë ishin të mëdha, sepse kjo ndeshje shënonte rikthimin në ring të Miller, jashtë aktivitetit që në gush të 2024-ës, me rekordin e 27 fitoreve, 1 barazimi dhe 2 humbjeve.

Lajm në fakt më shumë se fitorja e tij u bë parrukja që ai mbante dhe që i fluturoi pas një goditjeje të kundërshtarit. Gjatë raundit të dytë Miller mori një goditje në fytyrë nga Ibeh dhe parrukja iu shkëput.

Në atë moment Miller nuk trondit dhe në fillim të raundit të tretë e hoqi fare parruken nga koka dhe e hodhi te shkallët pranë ringut. Aty e priti kampioni i peshave të rënda WBO, Fabio Wardley.

Pas ndeshjes, Miller foli edhe për incidentin, duke u justifikuar me faktin se e kishte vënë parruken dy ditë më parë. Ai tha gjithashtu se kishte përdorur një shampo me amonaik, që i kishte shkaktuar rënien e flokëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme