Zelensky: Rusia preferon të sulmojë në vend që të ndjekë rrugën diplomatike

Botë | 9 muaj më parë

“Rusia preferon të vazhdojë sulmet e saj në vend që të ndjekë rrugën diplomatike” kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky si një reagim pasi Moska lëshoi ​​më shumë se 70 raketa dhe 450 dronë kundër Ukrainës gjatë natës, sipas Kievit.

“Shfrytëzimi i ditëve më të ftohta të dimrit për të terrorizuar popullsinë është më i rëndësishëm për Rusinë sesa zgjedhja e diplomacisë”, shkroi Zelensky në X, duke shtuar se forcat ruse e goditën vendin e tij gjatë natës “me një total prej më shumë se 70 raketash dhe nisën 450 sulme me dronë”.

Nga ana e tij, Oleksiy Kuleba, Ministri i Zhvillimit i Ukrainës, “rezultati i këtyre sulmeve është se më shumë se 1,100 pallate banimi janë pa ngrohje në Kiev”.

Ai akuzoi Rusinë për sulm ndaj “strehimit, ngrohjes dhe kushteve themelore të jetesës së qytetarëve” në të gjithë vendin.

Rusia rifilloi sulmet e saj kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës mbrëmë, pas një pauze disa ditore, ndërsa temperatura në kryeqytet ra në pothuajse -20° Celsius.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme