Mot i përkeqësuar, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Mëngjesi i kësaj të mërkure (4 shkurt) i gjeti varkat e lundrimit dhe ato të peshkimit të ankoruara në spirancë.
Dalja e tyre në det është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të dallgëzimit, i paralajmëruar një ditë më parë nga meteorologët.
Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, që përfshijnë erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, Autoriteti Portual i Sarandës ka ndërprerë për ditën e sotme dhënien e lejeve dhe çdo dalje në det të mjeteve lundruese.
Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkatoret dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Burime nga Kapiteneria e Portit të Sarandës bëjnë me dije se ky ndalim është në fuqi për datën 4 shkurt 2026, nga ora 01:00 e mesnatës dhe do të vijojë deri në orën 04:00 të ditës së nesërme.
Nga ky ndalim përjashtohen tragetet e linjës Sarandë–Korfuz dhe anasjelltas, të cilat, edhe në këto kushte, kanë vijuar ofrimin e shërbimit për pasagjerët në kushte normaliteti të plotë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




