Investimet strategjike, Eno Bozdo akuzon qeverinë për mungesë transparence
Nënkryetari demokrat i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eno Bozdo, deklaroi se sipas tij, institucionet qeveritare refuzojnë të bëjnë transparencë për disa investime strategjike.
Bozdo paralajmëroi përballjen me drejtësinë të çdo titullari që, në shkelje të ligjit, nuk jep informacionin e kërkuar nga ligjvënësit.
“Informacioni i kërkuar ka lidhje me dokumente zyrtare vlerësuese në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore nga aplikuesi, marrëdhëniet e pronësisë së truallit, aftësitë financiare të investitorëve, si edhe lejet dhe licencat e përfituara. Mosdhënia e asnjë informacioni hedh hije të forta dyshimi mbi këto projekte, të cilat, nëse do të ishin në përputhje me ligjin, nuk do të kishin asnjë arsye që dokumentet e tyre të mos viheshin në dispozicion. I bëj thirrje Komisionerit për të Drejtën e Informimit Publik të ndërhyjë dhe t’i japë përparësi ligjit dhe jo korrupsionit”, tha Bozdo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




