Ndryshime në kreun e “Illyrian Guard”, Ministrja Koçiu prezanton administratorin e ri

Aktualitet | 9 muaj më parë

Shoqëria shtetërore e sigurisë fizike, “Illyrian Guard”, do të drejtohet nga Florenc Spaho. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot administratorin e ri, i cili zëvendëson në këtë detyrë Enrik Banushin.

Gjatë prezantimit, Ministrja Koçiu e cilësoi këtë lëvizje si hapjen e një kapitulli të ri për kompaninë, me synimin për ta transformuar atë në një model referencë në tregun e sigurisë.

“Ndryshimi në lidership nuk përfaqëson vetëm një emërim të ri, por mbi të gjitha një vizion të qartë për transformimin e ‘Illyrian Guard’ në një model shërbimi me standarde të larta profesionale,” u shpreh Koçiu.

Sipas Ministres, objektivi kryesor është kthimi i shoqërisë në një partner të besueshëm jo vetëm për institucionet publike, por edhe për ato private. Prioritetet e drejtuesit të ri, Spaho, do të jenë forcimi i kapaciteteve menaxheriale, rritja e profesionalizmit të trupës së shërbimit dhe garantimi i transparencës në përputhje me kërkesat moderne të tregut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme