OSBE mbështet reformën zgjedhore, Tarran: Rinisni punimet, ligji i zgjedhjeve nuk është në nivelin e duhur
Misioni i ODIHR ka rikthyer në vëmendje nevojën për ndryshime në ligjin zgjedhor në Shqipëri.
Sipas ambasadorit të OSBE në Shqipëri Michel Tarran, legjislacioni aktual nuk është në nivelin e duhur ndaj apelon për nisjen sa më e shpejtë të punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore.
“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që, sipas nesh, nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR”, tha ai.
Sipas Tarran të gjitha partitë politike bien dakord për nevojën e ndryshimeve, ndërsa ODIHR, thekson më tej ai, nuk përfshihet në debatin politik.
Kjo e enjte përkon me Ditën Botërore të Zgjedhjeve, me rastin e së cilës prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe KQZ zhvilluan një aktivitet me “Influencerët e Rinj të Zgjedhjeve” në universitete.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




