Në vitin 2016 fitoi Premier League, tani Leicester rrezikon të bjerë në divizionin e tretë

Dhjetë vjet më parë, fitoi çuditërisht Premier League nën drejtimin e Claudio Ranieri-t, por sot Leicester rrezikon rënien në ligën e tretë të Anglisë, pasi mori një dënim me gjashtë pikë për shkelje të rregulloreve financiare.
E rënë nga Premier sezonin e kaluar, skuadra tani është në vendin e 20-të në Championship, duke qëndruar jashtë zonës së rënies vetëm për shkak të diferencës së golave. Një komision i pavarur zbuloi se Leicester tejkaloi pragun e kërkuar nga rregulloret e fitimit dhe qëndrueshmërisë për periudhën trevjeçare që përfundoi me sezonin 2023/24.
Gjatë tre sezoneve nga 2021/22 deri në 2023/24, klubi regjistroi humbje prej mbi 200 milionë £ (230 milionë €). Në një deklaratë, klubi e përshkroi gjobën si “joproporcionale” sepse nuk arriti të merrte parasysh “faktorët lehtësues të paraqitur”.
Leicester City ka qenë pa një trajner të përhershëm që nga shkarkimi i Marti Cifuentes muajin e kaluar dhe ka humbur katër ndeshjet e fundit të ligës, duke i detyruar tifozët të shikojnë prapa me nostalgji në vend që të përballen me të tashmen e zymtë.
Pasi fitoi FA Cup në vitin 2021, Leicester City ra në Championship në vitin 2023, duke u rikthyer menjëherë në Premier League nën drejtimin e Enzo Maresca, por një tjetër rënie nga kategoria i ktheu prapa, duke i hapur rrugën krizës aktuale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



