Kategoria e Parë në RTSH/ Laçi fiton në Lushnjë, ndalet Skënderbeu

Kanë përfunduar 4 takime të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Laçi ka marrë një fitore të çmuar në transfertë përballë Lushnjës, duke fituar 1-0 në “Roza Haxhiu”. Golin që vulosi fatin e ndeshjes që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport e shënoi Olsi Myrta në pjesën e parë.
Kjo fitore ka vlerë të dyfishtë për Laçin, pasi shkurton diferencën me kryesuesit e Skënderbeut, që janë ndalur nga Korabi në Peshkopi në një barazim pa gola 0-0.
Apolonia ka barazuar 2-2 me Pogradecin e vendit të tretë në Fier. Umejiego me nga një gol për çdo pjesë ka qenë protagonisti i suksesit të fierakëve, por një gol i Zguros në minutat shtesë ka evituar humbjen e liqenorëve.
Një gol i Skerdi Xhixhos në minutat e fundit të takimit i ka dhuruar fitoren Kastriotit përballë Kukësit. Krutanët fitojnë 2-1 ndeshjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku”.
Laçi shkurton në 3 pikë diferencën me kryesuesit e Skënderbeut në tabelën e klasifikimit. Java e 21-të e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me takimet Besa-Luftëtari dhe Burreli-Iliria, kjo e fundit do të transmetohet në RTSH.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




