Manchester City përmbys Liverpoolin, 6 pikë larg Arsenalit

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Është mbyllur raundi i  25-të i Premier Ligës me Manchester City që ka mposhtur Liverpoolin 2-1 në Anfield, duke mbetur gjashtë pikë prapa liderëve të ligës, Arsenalit.

Pas një pjese të parë pa gola, Reds zhbllokuan sfidën në minutën e 74-të me një goditje dënimi mahnitëse nga Szoboszlai. Bernardo Silva barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 84-të, pastaj Haaland mposhti Alisson nga pika e bardhë në minutën e 93-të. Në fund, goli i tretë i Cherki u anulua, ndërsa Szoboszlai u përjashtua.

Manchester City ngjitet në 50 pikë, me Arsenalin ende në krye me 56. Liverpool mbetet i bllokuar në 39 pikë, pesë pikë pas zonës së Ligës së Kampionëve (vendi i katërt është i Manchester United).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme