Kosovë, certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

Kosovë | 9 muaj më parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Vendimi u miratua me 11 vota pro, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Certifikimi i rezultateve vjen pasi Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuara gjashtë ankesat e fundit, që lidhen me procesin zgjedhor.

Procesi i certifikimit vjen pas rinumërimit të plotë të votave të rregullta, pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë. Për manipulimin e votave janë arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rasteve.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë fituese e zgjedhjeve, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6 ulëse.

Me certifikimin e rezultateve, pritet të nisë procesi i konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme