Gjuajtjet e penalltive në SHBA ’94, Albertini zbulon: Një lojtar i Milanit dhe një i Interit u fshehën

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar një prapaskenë në një nga momentet më të dhimbshme, finalen e Kupës së Botës 1994 në Amerikë, në të cilën vetë Albertini shënoi një nga pesë penalltitë e Italisë: “Po, humbja e një finaleje të Kupës së Botës si ajo ishte e tmerrshme. Por, e dini, unë isha 22 vjeç dhe e kisha të gjithë karrierën time përpara. Kisha pamaturinë dhe qëndrimin e shkujdesur të lojtarit më të ri në grup. Mbaj mend që Sacchi më pyeti nëse doja të gjuaja, dhe unë shkova pa menduar. Ndërsa kishte disa që u fshehën pas stolit për të shmangur gjuajtjen. Nuk do t’i zbuloj kurrë emrat e tyre, por njëri luajti për Milanin dhe tjetri për Interin…”, zbuloi ai.

Ish-mesfushori i Milanit nuk pranoi të përmendte emrat e atyre që nuk kishin dëshirë, por është mjaft e lehtë të evidentosh lojtarët në fjalë. Sa i përket Interit, i vetmi lojtar i zikaltërve i thirrur ishte Nicola Berti, i cili, sipas Albertinit, bëri gjithçka që mundi për të shmangur gjuajtjen. Ndërkohë, për Milanin, vetëm dy kandidatë të mundshëm janë midis atyre që “u ulën”: Paolo Maldini dhe Roberto Donadoni (i cili humbi gjuajtjen gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës 1990 kundër Argjentinës).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme