Milano-Cortina në RTSH/ Sofia Goggia rrëzohet në zbritjen e lirë ekipore, lamtumirë medalje!

Evente Sportive | 9 muaj më parë

Skiatorja e njohur italiane, Sofia Goggia, është rrëzuar në zbritjen e lirë ekipore të kombinuar për femra, teksa ishte vetëm 4/10-at pas Ariane Raedler. Ajo kishte bërë gati treçerekun e pistës, kur rrëshqiti dhe mbylli garën, por fatmirësisht pa probleme, pasi u ngrit vetë.

Megjithatë, Goggia nuk mund të shpresojë për një tjetër medalje në Lojërat Olimpike Dimërore.

Menjëherë pas rrëzimit, Sofia Goggia i ka kërkuar ndjesë shoqes së skuadrës, Lara Della Mea, që në këtë pikë nuk mund ta bëjë zbritjen e saj në Olympia delld Tofane të Cortina d’Ampezzo.

Në deklaratën e dhënë pas garës, Goggia theksoi: “Në Olimpiada ndodh kështu, mund të të shkojë mirë ose keq. Ndihesha shumë mirë. Tani ka një ditë pushim dhe pastaj të shohim. Edhe një herë, më fal Lara”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme