Parkimet e gabuar në Shkodër – Drejtuesit e urbanëve të shqetësuar, u zihen stacionet
Vendndalimet e urbanëve në qytetin e Shkodrës po zihen çdo ditë nga automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, duke krijuar vështirësi serioze për qarkullimin dhe sigurinë rrugore. Si pasojë, urbanët detyrohen të ndalojnë në mes të rrugës ose jashtë hapësirave të dedikuara, duke rrezikuar pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera. Sipas administratorit të shërbimit urban në Shkodër, kjo situatë është kthyer në një problem të përditshëm, që pengon funksionimin normal të transportit publik në qytet.
“Është sfidë e përhershme e shërbimit tonë, thjeshtë i bëjmë thirrje publike njerëzve mos parkojnë në vendet e autobusëve”, u shpreh Melidon Dervishi, Administratori i Shërbimit Urban, Shkodër.
Në të njëjtën linjë qytetarët, përdorues të urbanit, kërkojnë më shumë kontrolle nga ana e policisë rrugore dhe asaj bashkiake teksa e cilësojnë edhe si një burim aksidentesh.
Më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e automjeteve, edhe rritje e kontrolleve për të garantuar lirimin e vendndalimeve dhe funksionimin e sigurt të transportit urban duken si nevojë e përditshmërisë në rrugët e qytetit.
Gazetare: M Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




