Vangjeli: Kjo protestë dëshmoi se fundi është më i rëndësishëm se fillimi

Politikë | 9 muaj më parë

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se mesazhi i saj nuk qëndron vetëm në fillim, në mbajtjen e fjalimeve, por sidomos në atë që ndodhi gjatë dhe pas përfundimit të saj.

Në emisionin Trioplog, Vangjeli vuri në dukje edhe qëndrimin e Policisë së Shtetit, duke thënë se sipas tij,  reagimi i forcave të rendit duhej të ishte më i tolerant.

Ai shton se  veprimi i policisë nuk e mbyll protestën, por vetëm paralajmëron atë të radhës nga ana e opozitës.

“Kjo protestë ka më të rëndësishëm fundin sesa fillimin. Problem është dhuna dhe përgjigja që ofron policia. Edhe kësaj here, ashtu si protesta paraardhëse, nuk ishte proporcionale; policia duhej të ishte më tolerante, sepse ishte ende larg vijës së kuqe të shndërrimit të protestës në dhunshme. Një gazetar, një numër protestuesish po ashtu u lënduan, flitet edhe për disa efektivë të plagosur.

Kjo dëshmon që nuk është mbyllja e protestës së radhës, por paralajmërimi i protestës së ardhshme. Veprimi i policisë nuk është të mbyllë protestën e radhës, por të paralajmërojë atë të rradhës. Pra, si të thuash, ne do të qëndrojmë këtu dhe do të qëndrojmë ashpër, gjë e cila më duket e papranueshme”, tha Vangjeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme