Nuk ka qetësi për Ter Stegen, një tjetër dëmtim dhe Botërori është në rrezik

Nuk ka qetësi për Marc-André ter Stegen. Pasi u largua nga Barcelona dhe iu bashkua Gironas, portieri gjerman pësoi një dëmtim në kofshën e majtë që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Marc-André ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten e ardhshme pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Real Oviedo. Kohëzgjatja e mungesës së tij do të përcaktohet pas operacionit”.
Ish-kapiteni i Blaugranëve përballet me një situatë të vështirë, Kupa e Botës është në rrezik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



