Rihapet Muzeu Dioqezan i Shkodrës, rreth 700 dëshmi për forcën e besimit gjatë komunizmit

Kulturë | 9 muaj më parë

Muzeu Dioqezan i Shkodrës pritet të rihapë dyert në fund të muajit shkurt, duke ftuar vizitorët të njihen nga afër me trashëgiminë historike të besimit kristian në qytetin me rrënjë të thella shpirtërore.

I konsideruar si një muze unik në vend, ai përmbledh rreth 700 reperte, që dëshmojnë historinë, sakrificën dhe qëndresën e klerit katolik ndër vite, veçanërisht gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

“Pas një periudhe u rihap Muzeu Dioqezan. Ky muze u formua 10 vite më parë dhe është shumë bashkohor”, u shpreh studiuesi Gjovalin Çuni.

Repertet e ekspozuara janë kontribut vullnetar i familjeve shkodrane, të cilat kanë ruajtur ndër vite objekte me vlerë historike e shpirtërore.

“Rihapja e këtij muzeu nuk është thjesht një pasurim për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Muzeu Dioqezan do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë të javës, nga ora 09:00 deri në 17:00, duke pasuruar numrin e muzeve në kryeqendrën e veriut.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme