Rama publikon fjalën e mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë: Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare

Politikë | 9 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin social Facebook fjalën e mbajtur nga mbrojtja e ish-komandatit të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar si fjalën e arsyes përballë idiotësisë ndërkombëtare.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë e konsideroi idiotësi ndërkombëtare, fjalën e mbajtur nga Prokuroria Speciale sipas të cilëve Hashim Thaçi ka mashtruar disa herë përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke ndikuar në perceptimin e tyre për strukturën komanduese dhe funksionimin real të UÇK-së.

“Ne e dimë se ai është i pafajshëm në këtë pikë të procedurës sepse ligji kërkon që ju të supozoni se është i pafajshëm

Para jush keni katër burra për të cilët ligji thotë se duhet të prezumohen se janë të pafajshëm Këto procedura janë ngritur sepse prokurori I specializuar ka dalë përpara dhe ka bërë pretendimin se ata kanë prova që vërtetojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ata janë fajtorë. Dhe kështu, për më shumë se 5 vite tani, ne kemi enë të angazhuar në një proces të hartuar për ta vëmë në provën zyrën e prokurorit të specializuar, ata mund të provojnë akuzat e tyre.

Ky gjyq, nuk është shqyrtim i jetës së Hashim Thaçit, është një provë e pretendimit të SPO-së se Hashim Thaçi nuk duhet të gëzojë më prezumimin e pafajësisë. Kur të filloni shqyrtimet tuaja, duhet të filloni nga pozicioni se Hashim Thaci është i pafajshëm.

Dhe më pas do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga zyra e prokurorit të specializuar ju kanë bindur përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Hashim Thaçi është fajtor.

Nëse prokuroria Speciale nuk ju ka bindur, nëse arrini në përfundimin se ekziston të paktën një shpjegim i arsyeshëm i provave përveç se Hashim Thacci është faktor për akuzat në aktakuzë, atëherë duhet të konstatoni se Prokuroria Speciale ka dështuar dhe të jepni një vendim lirimi”, deklaroi mbrojtja e Thaçit një ditë më parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme