Kryeinspektori Dash Sula: S’u vlerësova aty ku kontribuova për 20 vite. Do krijojmë frymë pozitive për biznesin. Sfidë, digjitalizimi i sistemit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i PD-së, gjatë prezantimit të tij në këtë detyrë, i ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve për largimin e tij nga partia më e madhe opozitare në vend. Sula tha se, pavarësisht kontributit të tij prej 20 vitesh në PD, nuk ishte ndjerë i vlerësuar, ndryshe nga sa ndodhi, sipas tij, gjatë konkurrimit për këtë detyrë.

“E kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat prej 20 vitesh në politikë, në një llogore tjetër që ka kritikuar dhe i ka gjuajtur me gurë qeverisë tuaj, por diferenca qëndron në një moment që është thelbësor. Aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, garën e fundit që del i pari dhe të hedhin në rrugë, te qeveria jote mora kurajën, guximin, konkurrova, dola i pari dhe vlerësohem. Duhet që kushdo qytetar shqiptar do të duhet të besojnë në këto konkurrime të aplikojnë dhe jam i bindur që do të ketë drejtësi në fitimin e atij vendi pune”, tha ai.

Ndalur te përgjegjësitë në këtë detyrë, Sula premtoi gatishmëri dhe integritet moral. Ai theksoi se do të krijohet një frymë pozitive për biznesin, ndërsa sfida kryesore do të  jetë digjitalizimi i sistemit.

“Unë ju garantoj që tre gjëra i kam të panegociueshme dhe që do t’i vë në zbatim: do të kenë të gjithë përkushtimin tim maksimal në 24 orë. Telefoni im do të jetë gjithmonë i hapur. Ju garantoj për integritetin tim moral dhe besoj të të gjithë trupës së kryeinspektorëve, inspektorateve. Nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm, do ketë drejtësi. Çdo rekrutim do ta ketë shansin zero për këdo që do të dojë të futet në punë përmes ryshfetit. Do krijojmë një frymë pozitive për biznesin dhe sfida është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi të parandalimit dhe në mbrojtje të interesit të lartë publik në çdo moment”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme