UEFA u vjen në ndihmë klubeve të Izraelit, gati rikthimi në shtëpi për ndeshjet europiane

UEFA është gati të japë miratimin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare për klubet izraelite që do të kualifikohen për në kompeticionet e ardhshme europiane në tokën e Izraelit.
Lajmi bëhet i ditur nga Ynet, që shpjegon se Federata Izraelite e Futbollit ka marrë një mesazh “optimist” në këtë sens nga UEFA, që ka kërkuar që klubet izraelite të jenë gati në verë.
Skuadrat izraelite dhe kombëtarja e Izraelit nuk zhvillojnë ndeshje zyrtare në vendin e tyre që pas sulmit të Hamas-it më 7 tetor 2023, që solli më pas luftën në Gaza. Tani UEFA është shumë afër dhënies së “ok”-it për rikthimin në atdhe të skuadrave izraelite sa u takon kompeticioneve europiane
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




