Trump: Një aeroplanmbajtëse e dytë do të jetë së shpejti pranë Iranit

Botë | 9 muaj më parë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se një aeroplanmbajtëse e dytë amerikane do të dërgohet së shpejti në ujërat e Lindjes së Mesme, ku do t’i bashkohet anijes luftarake USS Abraham Lincoln që ka qenë në rajon që nga janari.

Ky veprim vjen si pjesë e strategjisë amerikane për të negociuar një marrëveshje bërthamore me Iranin, ndërsa tensionet mes dy vendeve janë rritur.

Shtetet e Bashkuara do dërgojnw aeroplanmbajtësen më të madhe në botë, Gerald R. Ford, në Lindjen e Mesme për të mbështetur praninë e tashme ushtarake. Gerald R. Ford, më e reja dhe më e madhja e flotës amerikane, ka operuar deri tani në Karaibe dhe ka marrë pjesë në operacione në Venezuelë. Kjo aeroplanmbajtëse do të bashkohet me Abraham Lincoln, disa shkatërrues me raketa të telekomanduara, si dhe avionë luftarakë dhe mbikëqyrës që janë zhvendosur në rajon javët e fundit.

Trump ka theksuar se dërgimi i aeroplanmbajtësave ka për qëllim forcimin e presionit mbi Iranin për të arritur një marrëveshje, duke u shprehur se “duhet të bëjmë një marrëveshje, përndryshe do të jetë shumë traumatike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme