Lihet në qeli autori i tentativës së grabitjes së bankës
Gjykata Penale la të dielën në qeli Bardhyl Fushën, i cili paraditen e së enjtes tentoi që të grabiste filialin e një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.
Nga kafazi i qelqtë ai mësohet se ka deklaruar se gjithçka e bëri për shkak të borxheve të mëdha që ka ndërsa ë momentin e veprimit nuk ishte mirë psikologjikisht.
Avokati i Fushës i kërkoi trupit gjykues që të bëjë akt-ekspertim për gjendjen e shëndetit mendor të klientit, ndërsa togat e zeza vendosën që ta lënë 58-vjeçarin në qeli.
Ishte paradites së të enjtes, kur Bardhyl Fusha u fut në mjediset e filialit të një banke në kryeqytet dhe sapo hyri aty, ai nisi të kërcënonte punonjësit dhe klientët e më pas nxori armën e zjarrit kallashnikov dhe iu drejtua arkës së bankës.
Përmes kërcënimit, ai arriti që të merrte 8 qind mijë lekë e më pas ti drejtohej derës së bankës, pro aty u bllokua nga rojet e sigurisë së bankës.
Një qytetar, i cili rastësisht pa gjithçka njoftoi policinë, ku një patrullë që ishte aty pranë ndërhyri dhe bëri të mundur ndalimin e 58-vjeçarit në dalje të derës së bankës.
Fusha e kreu veprimin i pamaskuar dhe në çantë e krahut iu gjet arma e zjarrit, me të cilën qëlloi vetëm një herë në dyshemenë e bankës, si dhe sasia e parave që arriti të merrte nën kërcënimin e armës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




