Napoli dhe Roma ndahen në “paqe”

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Në raundin e 25-të të Serisë A, ndeshja midis Napolit dhe Romës në Maradona përfundoi në barazim 2-2, duke u sjellë gëzim Milanit dhe Juventusit. Ritmi ishte i lartë në fillim dhe në minutën e shtatë verdhekuqtë kaluan në avantazh me anë të Malen.

Sulmuesi holandez, i cili mbërriti në kryeqytet në janar, dukej gjithmonë një kërcënim, por vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, lojtarët e Contes arritën të barazonin rezultatin. Gjuajtja nga distanca e Spinazzola-s e mashtroi Svilarin, gjithashtu falë një devijimi të Pisilli-t, për barazimin 1-1 në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gasperinit mori përsëri epërsinë: Ëesley shpërtheu në të majtë, për t’u rrëzuar në zonën e penalltisë nga Rrahmani (të dy të dëmtuar). Malen nuk gaboi nga pika e bardhë, duke e bërë rezultatin 2-1 në minutën e 71-të. Loja mbaroi? Jo, në minutën e 82-të, zëvendësuesi (dhe nënshkrimi i ri i të kaltërve në janar) Alisson Santos mundi Svilar me një gjuajtje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës për ta bërë rezultatin 2-2.

Napoli ngjitet në 50 pikë, tri pikë pas Milanit (i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar). Roma tani është në 47 pikë, një pikë përpara Juventusit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme