NBA All-Star Game/ Yjet e SHBA bëjnë të vetin trofeun falë Anthony Edwards

Ashtu siç pritej formati i ri i All-Star Game ka dhuruar spektakël dhe shumë emocione. Në total u zhvilluan plot katër takime mes tri formacionesh të ndryshme.
Fitues të trofeut u shpallën lojtarët vendas të NBA, të cilët u udhëhoqën nga Anthony Edwards, i cili u shpall edhe lojtari i turneut.
Mes takimeve të luajtuara finalja ishte ajo me më pak histori ku yjet amerikanë të NBA kanë mundur bashkëkombësit e tyre veteranë me shifrat 47-21. Në këtë takim ndikoi shumë edhe lodhja e veteranëve pasi finlaja ishte takim i tyre i tretë radhazi i mbrëmjes së kaluar.
Sa i përket yllit të edicionit të 75-të të NBA All-Star Game, juria zgjodhi yllin e Minnesota Timberwolves, i cili shënoi 32 pikë, të cilave u shtoi 9 topa në tabelë dhe tre asist.

“Jam shumë i lumtur, për mua ky trofe do të thotë shumë. Unë dashuroj Minesota-n dhe Minesota më dashuron mua”, tha 24-vjeçari pasi mori “Kobe Bryant Trophy”.
WORLD-USA STARS 35-37 (Kohë shtesë)
USA STARS-USA STRIPES 40-42
USA STRIPES-WORLD 48-45
Finalja
USA STARS-USA STRIPES 47-21
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




