Tepelenë/ I humbur prej 13 ditësh, vazhdojnë kërkimet për 65-vjeçarin Ylli Dine

Tepelenë, i humbur prej 13 ditësh vazhdojnë kërkimet për 65-vjeçarin Ylli Dine
Në shtratin e lumit Vjosë prej 13 ditësh vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçari Ylli Dine nga fshati Mezhgoran i Tepelenës. Prej datës 3 shkurt familja ka humbur kontaktet me të ndërsa dyshohet se është mbytur në lumin Vjosë.65-vjeçari punonte si bari në fshatrat e zonës së Tepelenës ndërsa ndër pistat kryesore për shkakun e zhdukjes së tij është rrëshqitja aksidentale në ujërat e lumit.
Pjesë e operacionit të kërkimit janë palumbarët e RENEA-s, efektivat e policisë dhe strukturat e emergjencës. Në fundjavë në Tepelenë mbërritën dy grupe kërkim-shpëtimi nga Tirana të cilët iu bashkuan operacionit të kërkimit për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. Pjesë e tyre janë specialistë nga Shkolla e Kërkim-Shpëtimit Alpin & Speleologjik me pajisjet e specializuara.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




