Abissnet Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 24-të

Abissnet Superiore | 9 muaj më parë

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 24-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, duke vlerësuar performancat individuale më të spikatura në ndeshjet e fundit. Skema e zgjedhur është 1-4-2-3-1, me lojtarë nga disa skuadra që spikatën me paraqitjet e tyre.

Në portë është Pano Qirko, gardiani i Partizani, i cili mbajti portën e paprekur në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Në repartin defensiv janë përzgjedhur Lorenc Trashi (Flamurtari), Blerim Kotobelli dhe Adrit Toli nga Teuta, si edhe Saliou Sembene (Partizani).

Në mesfushë dyshja përpara mbrojtjes përbëhet nga Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Ardit Krymi (Vllaznia).

Në vijën ofensive pas sulmuesit janë përzgjedhur Irgi Kasalla (Vora), Fernando Medeiros (Egnatia) dhe Sekou Sidibe (Partizani).

Në majë të repartit ofensiv është vendosur Kevin Dodaj i Vllaznisë, i cili ishte vendimtar me golin e tij në fundin e takimit, duke i dhënë fitoren Vllaznisë në duelin ndaj AF Elbasanit.

Trajneri më i mirë javës është përzgjedhur Edi Martini. Vllaznia udhëheq kampionatin me 5 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Egnatia dhe për kuqeblutë triumfi ndaj AF Elbasanit ishte i shtati radhazi në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme