Kukës/ Kaloi rrethimin dhe u fut në kantierin pranë shkollës në rikonstruksion, plagoset 11-vjeçari, procedohen 2 persona

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një nxënës 11-vjeçar në Kukës ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin  e Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

11-vjeçari ka kaluar perimetrin e sigurisë dhe është futur në ambientet ku po punohej për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme dhe ka mbetur i lënduar nga inertet që po hidheshin.

Policia ka proceduar punonjësin e firmës për “Plagosje e lehtë nga pakujdesia” dhe drejtuesin teknik të firmës për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasit:

-K. K., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë. Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.

-A. D., 62 vjeç, drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë””, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme