Simbol i procesit në Hagë/ Newborn-i “burgoset” dhe mbulohet me 5 mijë emblema të UÇK-së, Rama nxjerr pamjet

Një nga monumentet më të njohura dhe simbol i krijimit të shtetit të Kosovës, New Born ka marrë tjetër ngjyrim këtë 18-vjetor të Pavarësisë dhe frymëzimi vjen nga Haga. Ai është “burgosur” me një gardh hekuri duke simbolizuar atë çfarë po ndodh në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe nga Prokuroria është kërkuar 45 vite burg për secilin.






Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga Newborn-i, të cilit i janë vendosur në trup 5 mijë emblema të UÇK-së, si një mbështetje masive e popullit të Kosovës për luftën e drejtë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“RESPEKT🙏 Pas “burgosjes” simbolike me një grilë hekuri të përkujtimores së mirënjohur NEËBORN, me mbishkrimin “Kosova e burgosur” sot aktivistët kanë vendosur 5000 emblema të UÇK-së🇦🇱🥹❤️🇽🇰”, shkruan kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




