Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, në pranga dy vajza dhe një djalë

Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë gjatë një sulmi në Londër. Lorik Abazi, nga Croydon, u qëllua për vdekje me thikë në Parkun Tregtar Valley në Hesterman Way, të dielën. Ai u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar dy gra, të dyja 25 vjeç, dhe një burrë 28-vjeçar për dyshimin e vrasjes. Njëra prej tyre u liruar me kusht më vonë.
Familja e tij e përshkroi Lorikun si “një i ri i kujdesshëm, i zgjuar, me një sens të mirë humori dhe me gjithë e ardhmja përpara”. Në një deklaratë, ata thanë: “Ne, prindërit e tij, vëllai, e dashura, gjyshërit dhe familja e miqtë e tij, e deshëm shumë. Një dritë është shuar në jetën tonë dhe jemi të shkatërruar pa fjalë nga humbja e tij. Ju lutemi të respektoni privatësinë në këtë kohë.”
Hetimet vazhdojnë dhe policia po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




