Milano Cortina në RTSH/ Lara Colturi niset e para në slalom, mos humbisni garën në RTSH

Pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 të dielën në slalomin gjigant, skiatorja kuqezi Lara Colturi do të zbresë sërish në pistë nesër në disiplinën e saj të preferuar, slalom.
19-vjeçarja do të jetë sportistja e parë që do të zbresë në pistë në lëshimin e parë, që starton në orën 10:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport. Shpresat për një medalje historike në Lojërat Olimpike Dimërore janë të mëdha, prandaj të gjithë shqiptarët presin me padurim garën e nesërme në RTSH.
Në këtë garë do të marrin pjesë edhe Semire Dauti, që do të zbresë e 78-ta në pistë, Lisa Brunga e 84-ta dhe Kiana Kryeziu e 85-ta.
Mos humbisni garën e skiatoreve shqiptare në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nesër në orën 10:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




