Hiqet pezullimi/ Rusia dhe Bjellorusia, me flamur dhe himn kombëtar në Paralimpiadën Milano-Cortina

Nga 6 deri më 15 mars do të garojnë 6 sportistë rusë, mes të cilëve edhe kampioni Alexey Bugaev, dhe 4 sportistë bjellorusë.
Hiqet pezullimi. Në Paralimpiadën Milano-Cortina që do të zhvillohet më 6-15 mars, 6 sportistë nga Rusia dhe 4 nga Bjellorusia mund të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre. Pra, nuk do të jenë më neutralë.
Konfirmimi ka ardhur nga “International Paralympic Committee” (Ipc) dhe komitetit paralimpik rus i është bërë me dije se ka 6 vende: 2 në ski alpin (një për meshkuj, një për femra), dy në ski në terren të hapur (një meshkuj, një femra) dhe dy në snowboard meshkuj. Komitetit paralimpik bjellorus i janë dhënë 4 vende, të gjithë në ski në terren të hapur (një meshkuj dhe tre femra).

Dy vendet u pezulluan pas sulmit ushtarak të Ukrainës në shkurt 2022. Sportistët e tyre u pranuan pa simbole kombëtare në Paris 2024, ndërsa tani pezullimi ka rënë. Mes pjesëmarrësve në Milano-Cortina është konfirmuar prania e kampionit të shumëfishtë rus Alexey Bugaev në ski aplin.
Vendimi i fundit për pranimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë me simbole kombëtare në Paralimpiadën Milano-Cortina ka shkaktuar zemërim të thellë në Kiev.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




