Zjarri përfshin bllokun elektrik të një pallati Lezhë

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një zjarr ka përfshirë bllokun elektrik të një pallati në lagjen Besëlidhja, në qytetin e Lezhës. Ngjarja është regjistruar në orët e drekës, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët, të cilët, si pasojë e tymit të dendur, janë detyruar të dalin nga banesat.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE kanë stakuar energjinë elektrike për rreth 30 minuta në këtë lagje, si masë sigurie.

Aktualisht po punohet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike për banorët e pallatit të prekur.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme