Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, miratohen pasqyrat dhe buxheti financiar

Sport | 9 muaj më parë

Bashkimi i Arbitrave Shqiptarë të Futbollit (BASHF) zhvilloi këtë të mërkurë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në këtë Asamble morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, Sekretari i Përgjithshëm i BASHF, Klajdi Kola, anëtarët e KE-së të BASHF, Idriz Gashi, Ervis Peza, Dritan Salaj e Sokol Avdo dhe delegatët e mandatuar nga kolegjiumet e arbitrave në të gjithë vendin.

Presidenti i BASHF, Tahir Kastrati, tha se fokusi kryesor ka qenë përfshirja sa më e madhe e të rinjve në botën e arbitrimit dhe shtoi se në këtë aspekt është bërë një punë e mirë edhe nëpërmjet fushatave të ndërmarra, si “Bëhu Arbitër”, por sfidë mbetet mbajtja e tyre.

“Prej disa vitesh është organizuar dhe funksionon Akademia e Arbitrimit, me iniciativën direkte të Presidentit të FSHF-së. Në këtë edicion, Federata, në bashkëpunim me Shoqatën, Komitetin e Arbitrimit, vijoi fushatën “Bëhu Arbitër”, e cila, përmes videove promocionale në stadiume, rrjete sociale dhe media, ka arritur të rekrutojë 90 arbitra të rinj, të cilët aktualisht ndodhen në fazën e dytë të kursit të Akademisë. Sfida jonë më e madhe për të ardhmen mbetet mbajtja e këtyre arbitrave dhe rritja e konkurrencës dhe cilësisë përmes tyre” .

Po ashtu, Presidenti Kastrati vlerësoi edhe projektin “Talent & Mentor” dhe mbështetjen e FSHF-së përgjatë këtij viti. “Punë e mirë është bërë edhe në edukimin e arbitrave të perspektivës, ku ndodhemi në vitin e dytë të projektit “Talent & Mentor”, i udhëhequr nga mentorët Jareci, Kola, Meta, Janku, Rexha dhe Çokaj, por edhe këtu duhen arritur rezultate konkrete dhe numri i arbitrave të rritet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme