Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës – Kuvendi pret kandidaturat për të proceduar për kreun e ri të shtetit

Kosovë | 9 muaj më parë

Kuvendi i Kosovës  është në pritje të nënshkrimeve nga kandidatët për president, në mënyrë që të veprojë në lidhje me thirrjen e seancës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kështu u shpreh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu pas takimit që zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare.

“Për këtë çështje duhet të diskutoni me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Natyrisht, si Kuvend ne duhet t’i përmbushim përgjegjësitë që kemi. Sapo të kem nënshkrimet, sepse ju e dini që duhet të jenë 30 nënshkrime nga dy kandidatë, do të thërrasim seancën dhe do të procedojmë me këtë çështje. Paraprakisht do të kemi takime me të gjitha partitë politike parlamentare. Sipas interpretimeve, më 4 mars gjithçka do të përfundojë, por nuk mund të veproj pa pasur nënshkrimet e kandidatëve”, u shpreh Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Më herët, kryeministri Albin Kurti u shpreh i gatshëm të ulet me opozitën për të diskutuar mbi çështjen e zgjedhjes presidentit të ri. Presidentes Vjosa Osmani i përfundon zyrtarisht mandati në fillim të muajit prill, megjithëse ajo ka shprehur ambicien për një mandat të dytë në drejtimin e shtetit të Kosovës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme