Humbje e dyfishtë për Interin në Norvegji, shqetëson dëmtimi i kapitenit Lautaro Martinez

Në minutën e 60-të të ndeshjes së Champions-it ndaj Bodo/Glimt, ku Interi humbi 3-1, kapiteni Lautaro Martinez la fushën duke çaluar. Argjentinasi u zëvendësua me Marcus Thuram, pasi ndjeu dhimbje të fortë në pulpën e këmbës së majtë.
Pas ndeshjes, trajneri Cristian Chivu u shpreh se dëmtimi ishte serioz dhe se Interi e ka humbur kapitenin për disa ndeshje. Analizat e detajuara mjekësore në lidhje me shqetësimin e sulmuesit do të bëhen ditën e premte, ndërsa diagnoza fillestare duket një lodhje muskulore.
Këtë sezon Lautaro Martinez ka shënuar 14 gola në kampionat dhe Champions. Bari sintetik i fushës së Bodos dhe klima me tempereatura që shkonin deri në -11 gradë kanë bërë që sulmuesi të qëndrojë jashtë për pak kohë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




