Akademia e Forcave të Armatosura akreditohet me vlerësim “Ekselent” për Masterin Profesional në Siguri Kibernetike

Aktualitet | 9 muaj më parë

Akademia e Forcave të Armatosura ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe formimit profesional, pasi programi i Masterit Profesional “Siguria Kibernetike” është akredituar me vlerësimin maksimal “Ekselent”, duke përfituar maksimumin e viteve të akreditimit, deri në vitin 2031.

Programi zhvillohet pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe përbën të vetmin program në Republikën e Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike që ka marrë vitet maksimale të akreditimit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky vlerësim pasqyron standardet e larta akademike të programit, përputhjen me kërkesat bashkëkohore të tregut dhe me nevojat strategjike të sigurisë kombëtare, si dhe cilësinë e stafit akademik dhe infrastrukturës mbështetëse.

Akreditimi me vlerësimin “Ekselent” përforcon rolin e Akademisë së Forcave të Armatosura në ndërtimin e kapaciteteve kombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në përgatitjen e burimeve njerëzore të specializuara në një nga sektorët më kritikë të kohës, atë të sigurisë kibernetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme